Powered by RND

TIA Podcast

Led Azemaj
TIA Podcast
Último episódio

Episódios Disponíveis

5 de 7
  • DIL NGA SHPELLA: Fundi i Kurthit të Rimishërimit Nga Howdie Mickoski | 1/ Hëna e Korrjes
    Shënim nga autori: Kushdo që mund të thotë se ai e di me siguri se çfarë ndodh pasi ne të vdesim, ose si dhe pse ky univers u krijua, është duke gënjyer. Gjithçka që dikush mund të paraqesë janë fusha të studiuara mirë, të moduluara nga përvoja personale, që ndajnë një tezë të mundshme. Unë po bëj të njëjtën gjë këtu. Unë nuk i di me siguri këto përgjigje, por me vitet e mia kërkimore e ndjej se po afrohem. Vetëm pasi ngjarja ime e tranzicionit të ndodhë unë do ta di se sa teza ime përputhej me realitetin.Ndiq autorin në Youtube: ‪@howdiemickoskitalks‬ Uebsajti: https://howdiemickoski.com/Kapitulli i parë i librit DIL NGA SHPELLA: Fundi i Kurthit të Rimishërimit (Hëna e Korrjes) nga Howdie MickoskiShkarko librin këtu: DIL NGA SHPELLA nga Howdie Mickoski | Ionweb
    --------  
    1:01:19
  • Kybalion, Filosofia Hermetike | Audioliber Shqip, P1
    "Ndërsa Gjithçka është në GJITHËSI, është po aq e vërtetë se GJITHËSIA është në Gjithçka. Për atë që e kupton me të vërtetë këtë të vërtetë ka ardhur njohuri madhështore." -Kybalion Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/
    --------  
    2:27:38
  • Kush Jam Une? nga Sri Ramana Maharshi
    Një libër i vogël, kujtues i natyrës sonë Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/
    --------  
    30:40
  • Jnana Gita nga Jiri Vacek | Vetë-Realizimi | Audiolibër i Plotë Shqip
    Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, të pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar. Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon." Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim: "Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë." Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/
    --------  
    55:50
  • Mësimet e Panjohura të LAO TZU nga Hua Hu Ching | Audiolibër i Plotë Shqip
    Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar rreth mistereve të shumta të universit, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore. Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81] Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/
    --------  
    1:40:00

Mais podcasts de Religião e espiritualidades

Sobre TIA Podcast

https://ionweb.synergize.co/
Sítio Web de podcast

Ouve TIA Podcast, Café Com Deus Pai | Podcast oficial e muitos outros podcasts de todo o mundo com a aplicação radio.pt

Obtenha a aplicação gratuita radio.pt

  • Guardar rádios e podcasts favoritos
  • Transmissão via Wi-Fi ou Bluetooth
  • Carplay & Android Audo compatìvel
  • E ainda mais funções
Aplicações
Social
v7.23.9 | © 2007-2025 radio.de GmbH
Generated: 10/20/2025 - 7:51:32 AM